Transferimet e dështuara në Angli në sezonin 2018-2019

Shumë transferime, dhe madje disa prej tyre mjaft të shtrenjta, janë kryer në sezonin 2018-2019 në Premierligë.

Portali britanik “The Athletes Hub” ka publikuar një listë me transferimet që dështuan këtë sezon në elitën e futbollit anglez.

Këtë listë e kryeson mesfushori i Manchester United, Fred, që verën e kaluar iu bashkua “Djajve të Kuq” nga Shakhtar Donetsk.

Kepa Arrizabalaga i Chelseat dhe Denis Suarez i Arsenalit, vazhdojnë listën e lojtarëve që nuk patën performanca të mira këtë sezon në Premierligë.

Pjesë e kësaj liste janë edhe Yerry Mina (Everton), Andre-Frank Zambo Anguissa (Fulham), Jack Wilshere (West Ham), Maxine Le Marchand (Fulham), Alireza Jahanbakhsh (Brighton), Joe Hart (Burnley), Adama Diakhaby (Huddersfield), Ben Gibson (Burnley), Mohamed Elyounoussi (Southampton).