Kokëdhima në Syri.net: 'Zgjedhje pa opozitën s'duhet të ketë, Veliaj dhe Rama paguajnë qelbësa për ...'

Kryetari i Partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, i ftuar në studion e Syri.net,  duke folur për situatën  politike në vend theksoi se vendi ka nevojë për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse ku të përfshihen jo vetëm partitë e vogla, por edhe akademikë shqiptarë që punojnë nëpër botë.

Kokëdhima, dikur miku më i ngushtë i Ramës, ka goditur ashpër mënyrën se si Rama po drejton vendi

“Nëse opozoita do të ofrojë një pakt konmbëtar për të drejtat e popullit se si Shqipqria duhet të qeveriset, askush nuk mund ti rezistojë një energjie te re që do të sjellë një pakt i tillë.”

I pyetur nëse do të ketë zgjedhje më 30 qershor, Kokëdhima tha se “zgjedhje pa opozitën nuk duhet të ketë”

‘Nuk dua të bëj profetin por unë them që zgjedhje jo gjithë përfshirëse nuk duhet të bëhen. Kjo nuk është në të mirë të Shqipërisë. Kush bën zgjedhje që përçajnë Shqipërinë, bën dëme të medha ndaj Shqipërisë.

Kur kërkojmë reformën zgjedhore, partia Zgjidhja i ka propozuar Partisë Socialiste dhe asaj të PD një komision me përfaqësues të të gjithë partive, por edhe profesorë që kanë mbaruar në perëndim. Komision që projekton reformën në formë gjithëpërfshirëse. Dhe ti themi Ramës nuk është vetëm Shqipëria që kërkon qeveri tranziotore

Zoti Rama nuk dëshiron të tërhiqet. Rama nuk e le karrigen kollaj. Asnjë nuk e le njeri karrigen.

Në të gjithë botën politikanët janë njësoj,  por ajo që nuk është njësoj është ligji që nuk të lejon.

Këta Veliaj dhe Rama kanë arritur deri aty sa paguajnë gjithfarë qelbësish nëpër bodrume për të bërë pis çdo kundërshtar, çdo qytetar që ka një mendim ndryshe nga ata.   Këtyre nuk u bën syri tërr, dhe e kanë copëtuar këtë vend e kanë bërë fije- fije. Kjo nuk duhet të jetë më kështu”, tha Kokëdhima.