FOTO/ Dilema e Serie A, ja kush kualifikohet në Champions nëse do ketë barazim pikësh
Në Serie A dilema më e madhe mbetet skuadra që do të kualifikohet në Champions League.
Për momentin, Juventusi është shpallur kampion, Napoli i dyti ka 67 pikë, Interi i treti ka 61 pikë dhe vendi i katërt dhe i pestë ndahet nga Milani dhe Atalanta me pikë të barabarta, 56, por aty është edhe Roma, e gjashta me 55 pikë.
Nga kampionati italian kualifikohen katër ekipe në Champions, ndaj pritet një garë e fortë deri në fund.
Por, si do të veprohet nëse dy ekipe përfundojnë me pikë të barabarta?
Rregullorja e Serie A parashikon se në rast barazimi pikësh mes dy skuadrave, për të përcaktuar se cila kualifikohet në Champions duhen marrë në konsideratë pikët e grumbulluara në përballjet direkte (golat e shënuar në transfertë nuk vlejnë dyfish).
Në rast se do të ketë barazi edhe në përballjet direkte, atëherë do të shihen diferenca e golave në ndeshjet direkte, diferenca e përgjithshme e golave, numri i golave të shënuar në kampionat.
Nëse tre ose më shumë ekipe do ta mbyllin kampionatin me pikë të barabarta, do të merret parasysh vetëm klasifikimi i bazuar te ndeshjet direkte mes skuadrave të përfshira.
Pra, përballjet direkte vendosin ekipin që do të kualifikohet, por nuk duhet nënvlerësuar edhe golavarazhi i përgjithshëm.
Më poshtë mund të shihni renditjen aktuale të Serie A.