Wenger: Në të ardhmen Vieira do të jetë trajner i Arsenalit

Trajneri legjendar i Arsenalit, Arsene Wenger ka pasur lidhje të veçantë me francezin Patrick Vieira.

Ky i fundit i takoj gjeneratës së artë të londinezëve kur dominonin futbollin anglez në vitet 2003-04.

Sipas trajnerit Wenger, Vieira do të jetë trajner i Arsenalit.

“Ai është elegant dhe karizmatik. Një ditë e shoh si trajner të Arsenalit” deklaroi Wenger.

Viera tani është në Francë te skuadra Nice, ndërsa më parë kishte kaluar një periudhë të mirë me New York Cityn në MLS.