Kush e solli Edi Ramën në politikë? Fahri Balliu ngre pikëpyetje të mëdha

Botuesi i Gazetës 55, gazetari dhe analisti Fahri Balliu ishte i ftuari i ditës së sotme në studion e SYRI.net. Duke folur përballë gazetarit Alen Xhelili, Balliu ka ngritur pikëpyetje të mëdha në lidhje me personalitetin e Edi Ramës dhe sponsorët e tij.

Balliu është shprehur në studion e SYRI.net se nuk është eksploruar e shkuara e Ramës, se kush e solli në politikën në Tiranë, kush është i interesuar ta mbajë.

‘PD, Lulzim Basha, LSI, Monika Kryemadhi e para tyre Sali Berisha, Ilir Meta etj., ... nuk e kanë parë me seriozitetin e duhur figurën dhe rritjen e Edi Ramës si politikan. Ai vjen nga një magmë politike e paeksplorueshme akoma.

Shoqëria shqiptare, media janë në borxh me faktin e zbulimeve se nga erdhi ky njeri. Kaloi nga një portret që nuk e dimë. Nuk e di se cilat katedra kanë qenë të interesuara për sjelljen e Edi Ramës si politikan.

Ishte ky njeri që tavolinat me verë të cilësisë së parë ishin me trafikantë, kriminelë, grabitës. Kjo është një pjesë e paeskploruar e këtij njeriu.

Pse ky njeri që ka këto gjëra, por ka mbështetje ndërkombëtare. Ne nga natyra jemi mikëpritës të ndërkombëtarëve. Kur ky mbjell kanabis, fut kriminelë, grabitet Rinasi, heshtin ambasadat. PS duhet të jetë e para për të ngritur pikëpyetje ndaj këtij njeriu’,-është shprehur Fahri Balliu në SYRI.net.