Dybala: Juventusi skuadër e rëndësishme, kënaqësi të luaj me Ronaldon

Paulo Dybala, numri "10" i Juventusit, i përgjigjet fëmijëve që kanë shkruar letra në rubrikën e "Tuttosport", "I dashur kampion të shkruaj".

I pyetur për Juventusin dhe Ronaldon, argjentinasi nuk ka nguruar të shprehë dashurinë e tij për klubin bardhezi, ndërsa për CR7 ndihet krenar që luan përkrah tij.

"Është skuadër shumë e rëndësishme, që ka pasur gjithmonë kampionë të mëdhenj. Të jesh pjesë është diçka e madhe, ashtu si të luash bashkë me shumë kampionë.

Ronaldo? Lojtar klasi dhe është kënaqësi që të luash me këto tipe lojtarësh. Cristiano i bën të lehta gjërat që në të vërtetë janë të vështira", përfundoi ai.