Tronditet Kukësi, ish-mesfushori i Kombëtares mbyll sezonin

Kukësi është përfshirë këtë sezon nga dëmtime masive. Fillimisht ishte Musolli, ndërsa së fundmi mbrojtësit Krasniqi dhe Maliqi mbyllën sezonin para kohe.

Sikur të mos mjaftojë edhe dëmtimi i kapitenit Ylli Shameti, i cili nuk është ende gati, klubi ka marrë së fundmi një tjetër lajm të keq, shkruan panorama.

Mesfushori Valdet Rama ka dëmtuar rëndë meniskun dhe është i detyruar të kryej operacion në gju. Kësisoj, sezoni për ish-mesfushorin e Kombëtares mund të quhet i mbyllur. Rama u dëmtua në momentin më të mirë, atëherë kur sapo kishte arritur formën optimale.