FOTO/ Pas koalicionit, aleatët e PD takim me ambasadorin e OSBE

Pasi kanë nënshkruar marrëveshjen e koalicionit opozitar me kreun e PD-së Lulzim Basha, krerët e partive aleate kanë zhvilluar një takim me ambasadorin e OSBE-së në Tiranë.

Në këtë takim kanë qenë të pranishëm kreu i PR-së Fatmir Mediu, kreu i PAA-së Agron Duka, kreu i PDK-së Nard Ndoka dhe ai i PBDNJ-së, Vangjel Dule.

Mësohet se në këtë takim është diskutuar për krizën politike dhe mundësitë për zgjidhjen e saj.