FOTO-VIDEO/ Mega dasmat indiane dominohen nga ari dhe super banketet

Kur vjen puna tek dasmat vetëm pak prej tyre mund të rivalizojnë dasmat indiane.

Muajt ??e fundit kemi parë një mori ceremonish të profilit të lartë, nga një bashkim i rrallë Bollywood-Hollywood (Priyanka Chopra dhe Nick Jonas) në atë që mund të ishte një nga dasma më të shtrenjta të historisë (kur Isha Ambani, bija e njeriut më të pasur të Azisë, martohej me Anand Piramal, djali i një industrialisti miliarder).

Por nuk janë vetëm elitat e Indisë. Në një vend ku zhvillohen deri në 12 milionë dasma në vit, klasat e mesme në rritje gjithnjë e më shumë po bëjnë ceremoni të bujshme për të theksuar statusin e tyre.

Burimet e industrisë vlerësojnë se industria e dasmës në vend është me një vlerë prej 40 miliardë deri në 50 miliardë dollarë, duke përfaqësuar rritje të ndjeshme nga shifra e cituar gjerësisht prej 25.5 miliardë dollarë në vitin 2012.

Rreth gjysma e arit e blerë në vend çdo vit është për artikujt e përdorur në ceremonitë e dasmave.

Marrë nga: cnn.com- Përgatiti F.H, SYRI.net