Askush si ai, Mbappe lë pas Messin dhe Ronaldon. Vetëm ‘Fenomeni’ ia kalon!

Kylian Mbappe po kalon një formë të jashtëzakonshme.

Kampioni i botës me Francën këtë sezon ka shënaur 30 gola duke u renditur pas Messit në listën e golashënuesve më të mirë në Europë.

Me 20 vite dhe 4 muaj jetë mbi supe, djaloshi i artë është lojtari më i ri, që ka shënuar kaq shumë gola në një sezon të vetëm në elitën e futbollit francez.

Braziliani Ronaldo e ka arritur këtë “stacion” me PSV në moshë më të re, ndërsa së fundmi “Goal” ka marrë në shqyrtim 30 sezonet e fundit në këtë drejtim dhe ka vërtetuar se “djaloshin e artë” (30 gola e më shumë në një sezon) e bënë më herët edhe bombera si Filippo Inzaghi, Andriy Shevchenko, Michael Oëen, Didier Drogba, Gabriel Batistuta, David Trezeguet, Radamel Falcao dhe Sergio Aguero.

Sidoqoftë, asnjëri prej tyre, duke përfshirë Messin dhe CR7, nuk arriti ta bënte këtë si Mbappe, referuar moshës më të re.

10. Thierry Henry (26 vjeç dhe 9 muaj)
Sezoni: 2003-2004
Klubi: Arsenal
 Golat e shënuar: 30

9.Mohamed Salah (25 vjeç dhe 11 muaj)
Sezoni: 2017-2018
Klubi: Liverpool
 Golat e shënuar: 32

8. Harry Kane (24 vjeç dhe 10 muaj)
Sezoni: 2017-2018
Klubi: Tottenham
 Golat e shënuar: 30

7. Alan Shearer (23 vjeç dhe 9 muaj)
Sezoni: 1993-1994
Klubi: Blackburn
 Golat e shënuar: 31

6. Luis Suarez (23 vjeç dhe 4 muaj)
Sezoni: 2009-2010
Klubi: Ajax
 Golat e shënuar: 35

5. Cristiano Ronaldo (23 vjeç dhe 3 muaj)
Sezoni: 2007-2008
Klubi: Manchester United
 Golat e shënuar: 31

4. Lionel Messi (22 vjeç dhe 11 muaj)
Sezoni: 2009-2010
Klubi: Barcelona
 Golat e shënuar: 34

3. Ruud van Nistelrooy (22 vjeç dhe 10 muaj)
Sezoni: 1998-1999
Klubi: PSV
 Golat e shënuar: 30

2. Kylian Mbappe (20 vjeç dhe 4 muaj)
Sezoni: 2018-2019
Klubi: PSG
 Golat e shënuar: 30

1. Ronaldo (18 vjeç dhe 8 muaj)
Sezoni: 1994-1995
Klubi: PSV
 Golat e shënuar: 30