FOTO/ Aida Shtino e “Njerëz të humbur”shfaqet në publik, por ka ndryshuar profesion

Të gjithëve na kujtohet Aida Shtino, autorja dhe producentja e emisionit të njohur që nisi në 2005-n në televizionin shqiptar.

Shtino u shfaq sot për herë të parë në krah të politikanëve opozitarë.

Ajo është pjesë e Partisë Republikane të Fatmir Mediut dhe sot ishte e pranishme në momentin kur aleatët e Lulzim Bashës firmosën për koalicionin opozitar.

Kujtojmë se intervista e fundit e Aida Shtinos në ekranin shqiptar ishte në shkurt të vitit të kaluar te “Pasdite në Top Channel”, ku u shpreh lidhur me emisionin që e bëri të njohur për publikun.

“’Njerëz të humbur’ fatkeqësisht u mbyll në një moment kur unë nuk e prisja, madje isha duke kërkuar raste mjaft të vështira dhe në kulmin e punës ma ndërprenë… Mendoj dhe dëshiroj sigurisht që të vazhdoj me ‘Njerëz të humbur’, i cili është nga ato emisione, që transmetohet në të gjithë botën për vite të tëra dhe që askush nuk i ka ndërprerë, për shkak të dobisë që ato i sjellin, drejtpërsëdrejti komunitetit”, tha në atë kohë Shtino.