Coutinho apo Dembele? Valverde tregon mënyrën si përzgjedh formacionin

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka dhënë një përgjigje diplomatike kur është pyetur për “armiqësinë” e fshehur ndërmjet Coutinhos dhe Dembeles.

Dy lojtarët kanë pasur rivalitet të ashpër gjatë eksperiencës së tyre te Barça, por trajneri Valverde këmbëngul se çdo lojtar duhet ta fitojë vendin në formacion.

"Gjithçka është e barabartë midis të gjithë lojtarëve, askush nuk është përpara askujt. Ndonjëherë luan një lojtar, pastaj të tjerët. Kjo është normale për çdo klub, jo vetëm te Barça. Çdo lojtar duhet ta fitojë vendin në formacion përmes formës sportive, të luajë mirë. Ata janë dy lojtarë të mëdhenj. Nganjëherë luan njëri, ndonjëherë të dy", tha fillimisht ai.

Ai u kufizua në vetëm 24 ndeshje në të gjitha garat, në sezonin e tij të parë, për shkak të lëndimeve. Megjithëse ka arritur të luajë 38 ndeshje në këtë sezon, ai ka vuajtur sërish nga dëmtimet.

“Ousmane është ende duke u stërvitur sipas një programi të veçantë, - tha Valverde në një konferencë për shtyp.

“Dembele nuk është i plotë, si para lëndimit të tij. Sigurisht, ai na ofron shpejtësi dhe, nëse ekipet e tjera luajnë lart, është i shkëlqyeshëm në kundërsulm. Ne mund ta shfrytëzojmë në këtë drejtim, ndërsa është shumë i mirë edhe në dyluftimet një kundër një", përfundoi ai përpara ndeshjes së të martës me Deportivo Alaves.