Agjent për të nisur negociatat, Coutinho drejt rikthimit në Angli

Chelsea ka shtuar interesimin për Coutinhon.

Skuadra londineze është vendosur të konkurrojë me Manchester United për të rrëmbyer talentin brazilian i cili së fundmi është bërë objekt i kritikave të shumta me fanellën e Barcelonës, shkruan SYRI.net.

Sipas tabloidit britanik “Dail Mirror”, Chelsea ka shtuar interesimin madje ka dërgjuar agjentët në Spanjë për tu përpjekur që të hyjnë në negociata me Barcelonën që zotëron kartonin e lojtarit.

Coutinho me shumë mundësi do t’i thotë lamtumirë aventurës në Spanjë për tu rikthyer sërish në Premier League.