FOTO/ Zyrtarizohet koalicioni i opozitës, 10 pikat e marrëveshjes mes PD dhe aleatëve

Vijon takimi i kreut demokrat Lulzim Basha me aleatët e tij në Hotel Tirana, ku po nënshkruajnë marrëveshje për një koalicion të gjerë opozitar.

Kjo marrëveshje përbëhet nga 10 pika dhe është nënshkruar nga kryetarët e disa partive brenda koalicionit opozitar, mes tyre Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Republikane, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, PBDNJ, PAA, PDK dhe PDIU.

Ky koalicion synon krijimin e një qeverie tranzitore që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme dhe do t’i hapë rrugë drejtësisë për të ndëshkuar ata politikanë që janë faktuar se kanë blerë zgjedhjet.

Opozita e bashkuar është shprehur vazhdimisht e vendosur se pa largimin e Edi Ramës nuk mundet dhe nuk do të zhvillohen zgjedhjet lokale. Ata e akuzojnë kryeministrin dhe qeverinë që drejton si manipuluese të vullnetit të popullit duke i blerë votat osse duke i siguruar ato përmes shantazheve.

Ja 10 pikat e marrëveshjes:

1. Krijimi i një koalicioni të bashkuar opozitar qytetar për zgjedhjet e ardhshme në vend

2. Partitë nënshkruese të këtij koalicioni do të regjistrohen në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje  të lira dhe të ndershme

3. Rruga e vetme për krijimin e zgjedhjeve të lira është një qeveri tranzitore me mandat të posaçëm

4. Partitë e koalicionit opozitar nuk do të lejojmë asnjë farse elektorale

5. Pamundësimi i zgjedhjeve farse të diktuara nga pakti i Ramës me krimin

6 . Rikonfirmojmë vullnetin tone se BE është rruga e vetme për ti dhënë fund tranzicionit

7. Angazhohemi për një marrëveshje për çlirimin e ekonomisë nga oligarkia

8. Angazhohemi për lufte pa kompromis  ndaj krimit të organizuar

9.  Mbështesim liritë dhe të drejtat themelore të qytetareve  të cilët dhunohen nga veprimet arbitrare te institucioneve shtetërore

10. Angazhohemi për çdo individ apo parti te identifikuar si opozitare

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, opozita shpalli edhe protestën kombëtare të radhës e cila do të zhvillohet me datë 11 maj në orën 18:30.