Aksident me vdekje në Elbasan, 27-vjeçari lihet në mes të rrugës

Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Pajovë , në anë të rrugës është gjetur i aksidentuar shtetasi S.V., 27 vjeç, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Nga hetime paraprake dyshohet se personi është goditur nga një motoçiklet e cila më pas është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të  ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.