VIDEO/ Pamje të rënda, makina me shpejtësi të lartë fluturon 6 m në ajër fëmijën

Një aksident i rëndë i mori jetën 6 vjeçarit Avram Bashuri, tetë muaj më parë, më 11 gusht 2018.

Emisioni “Boom” në Ora News ka publikuar sot pamjet e tmerrshme kur fëmija është përplasur nga një makinë që ecte mbi shpejtësinë e lejuar në një zonë ku nuk duhet të ishte me shumë se 20 km/ h.

Pamjet janë bërë publike me lejen e familjes, të cilët kërkojnë rihapjen e hetimeve dhe vendosjen në vend të drejtësisë për djalin e tyre.

Ata akuzojnë prokurorin, gjyqtarët dhe ekspertët për manipulim të provave, ndërsa në timonin e makinës ishte një 35 vjeçare.

Maela Matarangasi u mbajt në qeli me akuzën  ‘shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, por pas 7 muajsh dosja u mbyll dhe gruaja u lirua.