FOTO/ Napoli-Atalanta, nota e Hysajt dhe Gjimshitit në derbin e kuqezinjve të Serie A

Napoli dhe Atalanta zhvilluan mes tyre në “San Paolo” ndeshjen e javës së 33-të të Serisë A, shkruan Syri.net.

Atalanta arrin një fitore mjaft të rëndësishme për objektivin Champions, duke përmbysur napolitanët brenda në shtëpinë e tyre me shifrat 2-1.

Elseid Hysaj për Napolin dhe Berat Gjimshiti për Atalantën ishin titullarë në këtë sfidë.

Hysaj u vlerësua me notën 6.5, teksa mori dhe një karton të verdhë, ndërsa Gjimshiti me notën 6.4.