FOTO/ Ja se si motra e Kacifasit, parakalon me flamurin Vorio-Epirot në New York

Konstandinos Kacifas është shfaqur sërish në rrugët e Amerikës, këtë herë në New York, bashkë me flamurin irredentist të Vorio-Epirit.

Ngjarja ka ndodhur më 14 prill dhe këtë herë ka qenë motra e Kacifas, ajo e cila ka mbajtur në dorë flamurin që kërkon aneksimin e jugut të Shqipërisë në favor të Greqisë.

Në paradën e 14 prillit që u mbajt për ndër të festës Konbëtare të Greqisë së 25 marsit, një makinë me posterin e Kacifasit parakaloi mes mijëra pjesëmarrësve, ndërkohë që Ermioni Kacifas, motra e Konstandin Kaciaf, priu delegacionin.

Kacifas u qëllua në Bularat të Gjirokastrës, pas rezistencës që i bëri Policisë së Shtetit

Ndërsa në këtë parakalim ishte edhe eurodeputetja qipriote Eleni Theoharus, e cila është shpallur non grata në Shqipëri.