Reagon ashpër Endira Bushati/ Bollino e bëri pjesë të partisë së Patozit

Ish-kryetarja e AMA-s Endira Bushati ka reaguar ashpër pas daljes së emrit të saj në partinë e Astrit Patozit.

Media e drejtuar nga Carlo Bollino e bëri sot pasdite pjesë të grupit nismëtar të partisë së re që po lind, por Bushati me një status në Facebook ka reaguar mjaft ashpër.

Ajo thotë se nuk është bërë pjesë e asnjë lëvizje politike dhe se ka përparësi karrierën e saj profesionale dhe akademike.

Më poshtë reagimi i plotë i Endira Bushatit:

Për shumë kohë, kam folur e shkruar mbi median dhe rolin e saj në Shqipëri, për mënyrën se si ‘shiten’ lajme pa u verifikuar dhe pa më të voglën etikë profesionale….

Ka rreth 2 orë që gazetarë, kolegë e miq, më njoftojnë se unë qenkam ‘themeluese’ e një partie….

Nuk po u vë faj për një arsye të thjeshtë:

Është e vërtetë që unë jam shprehur kundër mënyrës së drejtimit të PD-së nga Lulzim Basha….

Vazhdoj t’u qëndroj të gjithave çfarë kam thënë që pas humbjeve të zgjedhjeve të 2017!

Dhe kam pasur bindjen, që herët a vonë, vakumi i krijuar në frontin opozitar do të plotësohej me forca të tjera politike….

Por….(dhe ka një ‘por’ të madhe)….

Sado që unë, mund të mbështes apo përkrah, programe, njerëz, projekte….

Më duhet të sqaroj se aktualisht jam tërësisht e fokusuar në karrierën akademike dhe profesionale….