Partia e re/ Imami refuzoi Rudinën, Hajdari heq dorë, e vazhdon Patozi dhe Topollai

Mediat afër bashkisë së Erion Veliajt kanë zbuluar partinë e re që po krijohet.

Astrit Patozi dhe Fabian Topollai do të krijojnë partinë që dje u përfol se do ta themelonte Rudina Hajdari.

Burime pranë deputetes Hajdari kanë bërë të ditur se pas refuzimit që Arben Imami e me shumë mundësi edhe Jozefina Topalli, i kanë bërë ftesës së Rudina Hajdarit për një takim nëpërmjet Topollait, kjo e fundit është tërhequr nga ideja e krijimit të partisë.

Në këtë mënyrë ka detyruar Astrit Patozin ta marrë i vetëm këtë rrugë.

Njoftimin për regjistrimin e partisë së re e ka dhënë Carlo Bollino nëpërmjet medias së tij.