Ndalohet 45 vjeçarja në Kakavijë, iu gjet armë zjarri në bagazhe

Një 45 vjeçare, është ndaluar në orët e fundit në Kakavijë.

Ndalimi i saj u bë pasi u kap nga Policia Kufitare me një armë zjarri të tipit Glock me 9 fishekë.

Arma iu gjet shtetases L.S, nga Fieri, brenda makinës me të cilën udhëtonte.

Ajo e kishte fshehur armën në bagazhet që ndodheshin brenda mjetit.