Klopp tregon sekretin e fitores me Cardiffin

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka folur për fitoren e rëndësishme 0-2 në fushën e Cardiffit, që e mban skuadrën e tij në krye të renditjes në Premier League.

“Për të përgatitur ndeshjen kundër Cardiffit, jemi stërvitur pa e prerë barin dhe lagur fushën. Ishte e qartë që do të ndodhte kështu, janë gjëra që ndodhin kundër disa kundërshtarëve të caktuar.

Për këtë arsye, jemi stërvitur në kushte të njëjta me ato ku do të luanim dhe kjo gjë na ka ndihmuar për të arritur te fitorja.

Jemi stërvitur për një orë e 10 minuta në një fushë shumë të thatë, që lojtarët të mësoheshin me një terren të tillë.

Është shumë e rëndësishme të jesh gati në çdo moment, që të mos gjendesh në situata të paparashikuara”, ka theksuar trajneri Klopp.