Halili zgjedh si këshilltarë dy legjendat e Tiranës

Agustin Kola dhe Bledi Nallbani do të jenë tani e në vazhdim dy këshilltarët e presidentit Refik Halili.

Pas shumë fjalësh, në stadium Halili është shfaqur krah dy “ish”-ëve për të ndjekur sfidën me Kukësin.

Si Nallbani dhe Kola kanë qenë nga ata, të cilët e kanë kritikuar Tiranën, por për të mirën e bardhebluve i janë bashkuar stafit të lartë të 24 herë kampionëve.

Faktikisht, Refik Halili pas dhjetorit pranoi që të afronte në strukturën e lartë drejtuese emra të njohur të familjes bardheblu që të këshillojnë atë personalisht dhe hallkat e klubit për të ardhmen e Tiranës që vazhdon të jetë në pikëpyetje, sidomos për luftën dhe qëndrimin në Kategorinë Superiore.

Në fakt, edhe në sfidën me Teutën, Halili u fotografua me Bledi Nallbanin.