I grabiti varësen në qafë dhe ia futi vrapit, si u kap i riu sot nga Policia

Një i ri është vënë në pranga nga Policia e Fushë-Krujës, pasi u kap në flagrancë teksa i vodhi me forcë varësen një qytetareje nga qafa.

Ngjarja ndodhi ditën e sotme në orën 13.00 në vendin e quajtur mbikalimi në Fushë-Krujë.

Shtetasja ishte duke pritur autobusin, kur është sulmuar nga 31 vjeçari i cili pasi i ka marrë me forcë varësen është larguar me vrap,

Menjëherë në ndjekje të agresorit është vënë Patrulla e Policisë Rrugore të DVP Durrës që ishte me shërbim në afërsi të stacionit.

Ku vetëm pas disa minutash është bërë e mundur kapja e tij.

I riu i identifikuar me inicialet A.Ç, banues në Kurbin, do të përgjigjet përpara drejtësisë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”