VIDEO/ Shkaktoi penalltinë ndaj Salah, kapiteni i Cardiffit akuzohet se toleroi Liverpoolin

Liverpooli fitoi 2-0 në fushën e Cardiffit, por në rrjet kanë qarkulluar shumë zëra se kapiteni vendas, Sean Morrison, ka toleruar në këtë ndeshje.

Në një deklaratë të tij në tetor të vitit 2018, Morrison tha: “Është një zgjedhje e vështirë, por do të doja që titullin ta fitonte Liverpooli. Dëshiroj ta fitojnë ata, sepse për ta dhe qytetin e tyre do të ishte fantastike të fitonte një titull në Premier League”.

Në ndeshjen e së dielës, Morrison pati një rast të artë për të shënuar golin e barazimit, por goditja e tij me kokë nga një distancë e afërt shkoi jashtë.

Ndërsa për t’i vënë kapak, shkaktoi penallti ndaj Salah, që i çuan shifrat në 2-0 pas golit të Milner.

Për këto dy raste është vënë theksi nga shumë njerëz se kapiteni vendas ka lëshuar pak për të ia bërë më të thjeshtë fitoren skuadrës së Jurgen Klopp.