Lotito me tone të ashpra pas humbjes së Lazios, mund ta pësojë edhe Igli Tare

Presidentin e Lazios, Claudio Lotito, nuk mund ta qetësojë askush pas humbjes që pësoi skuadra e tij ndaj Chievos së vendit të fundit të Serie A.

Ai ka shkuar në qëndrën stërvitore dhe ka folur me tone shumë të ashpra ndaj të gjithëve.

Milinkovic-Savic, Luis Alberto dhe trajneri Simone Inzaghi ishin në qëndër të kritikave.

Nëse Lazio nuk kualifikohet në finalen e Kupës së Italisë dhe nëse nuk ia del për vendin e katërt, trajneri do të shkarkohet dhe në vendin e tij do të vijë Roberto De Zerbi, tekniku aktual i Sasuolos.

“SportMediaset” bën me dije se edhe stafi mjekësor është kritikuar rëndë për dëmtimet e shumta të lojtarëve.

Nuk mund të shpëtonte as Igli Tare, të cilit Lotito pritet t’i heqë shumë direktiva nga merkatoja dhe t’ia japë Angelo Peruzzit.