Barcelona gati t’i rinovojë kontratën Vidalit

Barcelona dëshiron të rinovojë kontratën me Arturo Vidalin.

Mesfushori ka kontratë me katalunasit deri në vitin 2021, por sipas të përditshmes “Sport” Barcelona dëshiron që ta mbajë në skuadër kilianin.

Interi ka shprehur interesim për 31-vjeçarin për shkak të lojës së tij mesfushë, por Barca nuk dëshiron ta lejojë largimin e tij.

Për këtë arsye, pritet të fillojnë bisedimet për kontratën e re, e cila krahas përmirësimeve financiare, do të jetë e vlefshme deri në vitin 2022.