VIDEO/ Shpërthen një tjetër bombë në Sri Lanka

Një bombë tjetër shpërtheu në kryeqytetin e Sri Lankës, Colombo, pranë kishës katolike të Shën Antonios, nga njesitë policore që po e çaktivizonin.

Kjo ndodhi në një kohë kur ky vend u godit nga një sërë bombardimesh të koordinuara të dielën e Pashkë dhe u vranë së paku 290 vetë dhe u plagosën qindra të tjerë.

Mediat vendore njoftuan se ky ishte një shpërthim i kontrolluar që u bë pranë kishës dhe se Policia e kishte rrethuar zonën para se ta shpërthente pajisjen. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, nuk pati viktima.