VIDEO/ Mustafi bën gafën e vitit, tifozët po e ‘masakrojnë’ në Angli

Ditën e diel Arsenal pësoi një humbje shokuese 2-3 në shtëpi përballë Crystal Palaces.

Në minutën e 61’ ishte sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Wilfried Zaha që i dha avantazhin skuadrës mike, shkruan SYRI.net.

Por ajo që bie në sy është gafa prej amatori e mbrojtësit me origjinë shqiptare, Shkodran Mustafi.

27-vjeçari, i cili aktivizohet në radhët e Arsenalit po masakrohet në rrjetet sociale nga tifozët e topçinjve, të cilët e kanë kritikuar ashpër paraqitjen e mbrojtësit në sfidën e ditës së diel.

Ata kanë hapur një peticion në rrjetet sociale për burgosjen e përjetshme të Shkodran Mustafit, teksa kërkohen 500 firma.