Nxehet Braçe, sherr me komentuesit për Juven: Spurdhjak, linda socialist, shporru nga këtu

Deputeti socialist menjeherë pas komentit nga qytetari, kthehet ashpër duke thënë se  ai në rrjetet sociale përfaqëson veten dhe jo qeverinë.

Zv. Kryeministri Erion Braçe, që njihet për tifozërinë e tij për Juventusin, ka debatuar me komentuesit në Intagram. Ishte një koment nga një qytetare që i shkruan se Shqipëria ka shumë halle, ndërsa ai poston për një foto që përgëzon “Zonjën e vjetër” për fitimin e titullit.

Deputeti socialist menjeherë pas komentit nga qytetari, kthehet ashpër duke thënë se  ai në rrjetet sociale përfaqëson veten dhe jo qeverinë.

REPLIKAT

Komentuesi: Me gjithe keto halle qe ka Shqiperia, ti preokupohesh per Juven. Mos e harxhoni kohen me Juven se juventusi e ka ne terezi,po shikoni Shqiperine qe eshte bere lemsh e li qe nuk meret vesh se si do perfundoje.

Braçe: Po ti kush je qe jep urdhra? O Losh, ketu nuk flet as me qeverine e as me partine, ketu flet me mua. Me thene te drejten une nuk i marr doren kujt per cfare dua, cfare shkruaj e cfare ndaj. Keshtu qe keto urdhrat merri me vete e perdori per punet e tua. Gjerat e tjera kam pershtypjen qe si kupton.

Komentuesi 2:  E kuptova mire po edhe zoti erion njeri eshte si te gjithe edhe ai ka pasionet e tija cfare te keqe ka ketu

Braçe: Ti sje asgje, thjesht nje mashtrues banal dhe kaq! E ke mesuar dhe ti kete kengen. E fundit spurdhjak, kur linda socialist, ti ende nuk ishe ngjizur gjekundi! Tani shporru nga ketu!/Dosja.al/