VIDEO/ Pamjet e shpëtimit të alpinistëve, që u bllokuan në Pëllumbas

Forcat e Armatosura të Shqipërisë dje evakuuan një 42-vjeçar nga kanionet e Erzenit, i lënduar gjatë ekskursioni tek shpella e Pëllumbasit. 

Pas katër orësh i bllokuar në shpellën e Pëllumbasit, në kanionet e Erzenit, Gazmend Bugalli i cili kishte ndrydhur edhe kaviljen është nxjerrë me helikopter nga kanioni. Mësohet se 42-vjeçari është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës.