VIDEO/ Tani e tutje, sistem elektronik për deklarimin e pasurive

Më 8 prill, ILDKPKI paraqiti sistemin elektronik të deklarimit të pasurive, i cili u përpunua me mbështetjen e Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës dhe USAID-it.

Sistemi do ta bëjë deklarimin e pasurive më të shpejtë, më efikas dhe më transparent. Deklaratat e pasurive janë bërë një standard i BE-së për vendet kandidate për të parandaluar korrupsionin.