'Dita Botërore e Planetit Tokë', ngjarjet kryesore të 22 prillit

Sot data shënon 22 prill. Më poshtë do ju njohim me ngjarjet kryesore, cilat figura publike kanë lindur dhe kanë vdekur në këtë datë.

Ngjarje

1500 – Lundruesi portugez Pedro Álvares Cabral u bë evropiani i parë i cili pa Brazilin.

1970 – Për herë të parë u festua Dita e Tokës.

1992 – Ndodhi eksplodim në Guadalajara, Meksikë ku mbetën 206 njerëz të vrarë, rreth 500 të plagosur dhe rreth 15000 pa kulm mbi kokë.

1993 – Muzeu i Përkujtimit të Holokaustit u hap në Vashington, SHBA.

1993 – U lëshua në përdorim versioni 1.0 i shfletuesit të internetit Mosaic.

1997 – Ndodhi masakra në Haouch Khemisti, Algjeri ku mbetën të vrarë 93 fshatarë.

Lindje

1451 - Isabel I, mbretëreshë i Leónit dhe Kastilisë († 1504)

1610 - Papa Alexander VIII (Pietro Ottoboni) († 1691)

1724 - Immanuel Kant, filozof gjerman († 1804)

1842 - Babë Dudë Karbunara, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë

1870 - Vladimir Lenin, udhëheqës i Revolucionit në tetori († 1924)

1885 - Hilë Mosi, shtetar dhe poet shqiptarë

1918 - Ibrahim Kodra, piktor shqiptarë

1937 - Jack Nicholson, aktor amerikan fitues i Academy Awards

1982 - Kaka, futbollisti brazilian. Ka luajtur pë Milan, Real Madrid dhe ka qenë fitues i Tipit të Artë

Vdekje

536 - Papa Agapitus I

1616 - Miguel de Cervantes Saavedra, shkrimtar spanjoll (l. 1547)

1994 - Richard Nixon, 37. kryetar i SHBA-së (l.1913)

Festa dhe përvjetore

“Dita Botërore e Planetit Tokë”