", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Modric 300 ndeshje me Real Madrid, ja cila është kërkesa e tij

Modric dëshiron të qëndrojë edhe për shumë vite në “Santiago Bernabeu”. 33-vjeçari ka kontratë me Los Blancos deri në vitin 2020.

Është 33-vjeçar, por ende një ndër lojtarët më të rëndësishëm në skuadrën e Real Madrid. Bëhet fjalë për fituesin e “Topit të Artë” për vitin 2018, Luka Modric.

Kundër Athletic Bilbaos, sfidë të cilën e fitoi 3-0 Real Madridi me tre gola të Karim Benzemas, mesfushori kroat u paraqit për herë të 300 me fanellën e Los Blancos.

“Shpresoj që të luaj edhe 100 ndeshje tjera, së paku… çdo ndeshje që luaj me Real Madridin është gëzim i papërshkrueshëm”, tha Modric.

“Ajo që të dhuron Real Madrid, nuk të dhuron asnjë klub tjetër. Rritesh si person por edhe si futbollist”.

Pas ndeshjes me Bilbaon, në dhomat e zhveshjes, Luka u fotografua me Florentio Perezin që e përgëzoi kroatin për arritjen e 300 ndeshje me Madridin.

Modric ka shënuar vetëm 17 gola në këto 300 paraqitje, por ka dhuruar shumë asiste dhe ka fituar më shumë se 10 trofe, veçuar 4 tituj të UEFA Champions League.