FOTO/ Rezultatet deri në 22:30, ja si kanë votuar qytetarët e Maqedonisë së Veriut

Me mbylljen e kutive të votimit, deri në ora 22:30 janë numëruar 80% e tyre.

Sipas asaj që raportohet nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, deri në orën 22:30, votuesit kanë votuar në këtë mënyrë:

Për Blerim Rekën 70.066 apo 11,04%;

Gordana Siljanovskën 267.169 apo 42,11% dhe

Stevo Pendarovskin  270.260 apo 42,60%.

Ndërsa vota të pavlefshme ka 26.983 apo 4,25%.