VIDEO/ Kënga ‘Bon Bon’ dëgjohet në serialin e njohur amerikan

 “Dinasty” është një serial i njohur amerikan, bazuar në një tenenovelë të suksesshme të vitit 1980 me të njëjtin emër.

Së fundmi në një video të publikuar nga “Prive”, në një pjesë të këtij seriali dëgjohet në sfond kënga “Bon Bon”, hiti i famshëm i këngëtares Era Istrefi.

Edhe pse kënga është publikuar në vitin 2016, suksesi i saj vazhdon sot e kësaj dite, madje edhe përtej kufijve.