VIDEO/ Skuadra i shpallet kampione e Greqisë, tifozët i ‘vënë flakën’ vendit

Ka marrë fund pritja 34-vjeçare. PAOK është shpallur zyrtarisht kampion i Greqisë.

Ky është titulli i tretë në histori për skuadrën nga Selaniku.

Bardhezinjtë mposhtën në sfidën e sotme Levadiakosin me rezultatin 5-0, duke siguruar matematikisht titullin kampion, 1 javë para fundit të kampionatit.

Kampionët e sapo shpallur të Greqisë, nuk njohin asnjë humbje, teksa kanë regjistruar 2 fitore dhe katër barazime duke dominuar ndaj rivalëve.

Në videon e mëposhtme mund të shihni festën e “çmendur” të tifozëve, të cilët i “vënë flakën” stadiumit.