Wanda Nara thumbon keq Ronaldon

Wanda Nara, bashkëshkortja dhe njëkohësisht menaxherja e Mauro Icardit, ka gjithmonë qejf të thumbojë.

Si ç’do fundjavë, ajo ka qenë e ftuar në emisionin sportiv “Tiki-taka”.

Si gjithmonë ka folur për të ardhmen e Icardit, por nuk ka munguar edhe një thumb për Cristiano Ronaldon i cili u shpall kampion me Juventusin.

Ajo u shpreh:

“Për të ardhmen e Icardit është e sigurt që ai do të qëndrojë te Interi, pastaj është zgjidhja e trajnerit nëse do të luajë apo jo. Për sa i përket Ronaldos ai ka një kontratë 3 vjeçare me Juventusin dhe do të shohim nëse do të dështojë. Vitin e ardhshëm mund të fitojë, por këtë sezon e vetmja gjë që bëri, ishte ndeshja me Atletikon."