Aksidenti në Fier, arrin në 4 numri i të plagosurve, 1 në gjendje të rëndë

Dy automjete janë përplasur në segmentin rrugor Levan-Fier.

Automjetet njëri  tip ‘Benz’ dhe tjetri tip’Toyota’ janë janë përplasur me njëri-tjetrin, ku si pasojë  kanë mbetur të plagosur 4 persona, prej të cilëve një është në gjendje të rëndë.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Fierit për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Si pasojë e përplasjes është  shkaktuar trafik i rënduar në këtë segment rrugor.

Ndërkohë grupi hetimor ka mbërritur dhe në vendngjarje, ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.