Ronaldo te Juve sezonin e ardhshëm, jo 100 për qind por....
Juventusi ka hipotekuar dje, titullin e tetë rradhazi, duke përmbysur Fiorentinën, nga 0-1 në 2-1.
Kështu është harruar disi humbja dhe skualifikimi nga Liga e Kampionëve nga Ajaksi. Mediat gjatë gjithë kësaj jave kanë aluduar për një largim të Ronaldos , nga Torino në fund të këtij sezoni.
Por portugezi përpara mediave shumë i lumtur dhe i kënaqur është shprehur se vitin tjetër do të mbajë fanellën e Juventusit jo 100%, por 1000%.
Gaztarja e “DAZN” ka pyetur drejtpërdrejt portugezin nëse do të mbajë këtë fanellë të veshur dhe sezonin e ardhshëm.
Ronaldo kështu i ka dhënë fund çdo thashethemi të mediave duke e mbyllur njëherë e mirë këtë kapitull.