FOTO-Tiranë/ Pllaka e betonit shkëputet nga lartësia, shpëton mrekullisht qytetari

Gazetarja Fatjona Medini, ka denoncuar në rrjetet sociale një rast të rëndë. Bëhet fjalë për një pllakë betoni e cila  është shkëputur nga lartësia e një pallati, duke rrezikuar jetën e një personi i cili sapo kishte dalë nga aty pasi kishte parkuar makinën, por i ka shpëtuar tragjedisë mrekullisht.

Statusi i gazetares

“Pasiguria dhe papergjegjshmeria e ndertimeve ne Tirane. Pak minuta me pare ne lagje pllakat e betonit te fasedes se nje ndertese rane mbi hyrjen e parkimit. Dikush sapo kishte dal nga aty pasi kishte parkuar makinen, duke i shpetuar tragjedise. Tani uroj qe papergjegjshmeri te mos vijoj dhe policia ta rrethoj ndertesen si rrezik per banoret... “-shkruan gazetarja.