Muri romak në Durrës 1000 vjet më i hershëm se Notre Dame/ Por mbi të qëndron një pallat 11-katësh

Pas zjarrit të rënë në katedralen e famshme në Paris, Notre Dame, qeveria shqiptare akordoi 100 mijë euro në ndihmë të rindërtimit të kreveprës botërore. Por nëse qeveria jonë do të tregonte po kaq interes dhe përkujdesje edhe për kryeveprat historike që kemi në vendin tonë, situata me to sot do të ishte ndryshe.

Qyteti i Durrësit dhe objektet historike që mbart ky qytet antik, janë shembulli më i mirë se si babëzia e pushtetarëve nuk ka kursyer as ato objektet me të cilat do të krenohej mbarë bota.

Një shembull sjell edhe anëtari i Kryesisë së PD-së, Jamarbër Malltezi.

Muri romak në Durrës është 1000 vjet më i hershëm se Notre Dame, por mbi të sot qëndron një pallat 11-katësh.

“Muri romak në Durrës është nja 1000 vjet më i hershëm se Notre Dame, por zgjidhja shqiptarçe është ti vendosim një 11 katesh sipër tij ku banojnë edhe Gjushi e Çela. Kush mbajti përgjegjësi për këtë krim?”, shkruan Malltezi në një postim të tijin në Facebook.