'Arrestohet' vëllai i Vangjush Dakos

Arrestohet vëllai i kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako. Kjo është ajo çfarë shkruan ish kryeministri Sali Berisha.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha, i cili publikon edhe një video, ironizon me vendimin e qeverisë dhe ministrisë së brendshme për ndalimin e fishekzjarrëve dhe produkteve të tjera piroteknike. Vendim që hyri në fuqi që në dhjetorin e shkuar, para festës së Vitit të Ri.

Postimi i Berishës:

Arrestohet vellai i Gjushi!

Miq, me urdher te Gjeneral Kanasit (Vasal Kimikut )arrestohet vellai i famozit Gjush (fake news) sepse hedh fishekzjarre dhe lende piroteknike te ndaluara nga Edvin Kristaq Urrejtesi dhe Vasal Kimiku. Ne narkoshtet narkoqeveritaret jane ligji vet!!! sb