I biri shënon sërish, Paolo Maldini ia tregon gjithë krenari Leonardos

Djali i Paolo Maldinit, Daniel, ka shënuar një tjetër gol për skuadrën Primavera të Milanit, kundër Sassuolos.

Ish-mbrojtësi kuqezi, që ndërkohë gjendet në Parma për ndeshjen e Serisë A, e mori lajmin me WhatsApp dhe, sipas Sky Sport, ia tregoi duke buzëqeshur Leonardos:

‘Shënoi prapë Danieli...’, dukshëm krenar për një tjetër talent me emrin Maldini, pas gjyshit Cesare dhe babait Paolo.