Aksident i rëndë në Fushë Krujë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Fushë Krujë-Milot. Ngjarja ka ndodhur pas mesnate dhe eshte mesuar mengjesin e sotem.

Një makinë tip ‘Benz’ është përplasur me një shtyllë të tensionit të lartë.

Por policia dhe spitali i zonës nuk ka asnjë informacion për persona të plagosur.

Mësohet se makina tip ‘Benz’ me targa DR 1559 E është përplasur me shtyllën 6000 mijë voltëshe në fshatin Mijacë.

Dyshohet se persona e aksidentuar janë nisur direkt për në Tiranë, tek Spitali Ushtarak.