Gati për një fundjavë me familjen? Ja si do të jetë moti nesër

Ditët me reshje shiu duket se kanë marrë fund dhe përpara na pret një fundjavë me diell dhe temperatura relativisht të larta, kryesisht në zonat e ulëta dhe bregdet.

Sipas asaj që raporton IGJEUM, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, nuk priten reshje në asnjë prej qareve të vendit, ndërsa temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 9 / 21 °C

në vendet e ulëta: 7 /22 °C

në vendet malore: 2 / 16 °C