Wanda Nara zbulon të ardhmen e Mauro Icardit

Wanda Nara ka folur sërish për të ardhmen e Mauro Icardit.

E ftuar në emisionin “Verissimos” në “Canale 5”, agjentja dhe njëkohësisht bashkëshortja e Icardit ka konfirmuar se sulmuesi argjentinas do të jetë pjesë e Interit edhe sezonin e ardhshëm, shkruan SYRI.net.

“Mauro është i qetë dhe i përqafon të gjithë, pasi nuk ka pasur probleme me asnjë prej shokëve të skuadrës. Tani po shënon dhe do vijojë ta bëjë, për të ndihmuar Interin në arritjen e objektivave. Mund t’ju them se do të jemi pjesë e Interit edhe sezonin e ardhshëm”, tha Wanda.