Habit Lleshi/ Lekët e grabitjes së Rinasit mund të jenë djegur

Ministri Sandër Lleshaj ka habitur në deklarimet e tij lidhur me grabitjen e fundit në aeroportin e Rinasit, teksa ishte i ftuar në një intervistë për emisionin “Repolitix”.

Lleshaj bëri deklarimin e “habitshëm” sa i përket sasisë së parave të grabitura. Ai tha se nuk mund të parashikojë ç’mund të jetë bërë më to, duke shtuar se mund edhe të jenë djegur.

Lleshaj u justifikua për mos-dheniën e asnjë informacioni për ngjarjeën nga ana e autoriteteve kur u shpreh se “policia hezitoi të bënte publike edhe faktet më ordinere, pasi sipas tij, çdo fakt që jepet në publik është një paralajmërim për dikë tjetër që është në kërkim”.

Ka qenë sulm i sinkronizuar në nivelin e sekondave, në kohë shumë të shkurtër, pak a shumë 5 minuta ka zgjatur grabitja, dhe 5 minuta ka zgjatur edhe arratia derisa grabitësit janë strukur në një tunel, ndërkohë që diku tjetër për të larguar vëmendjen e policisë i është vënë flaka diku më tej një furgoni të ngjashëm me grabitjen“, tha Lleshaj.