Mustafaj: Holanda e bindur se qeveria e Ramës bashkëpunon me krimin

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj shprehet në rubrikën “Opinion” në News 24 se votimi i parlamentit holandez vjen si pasojë e bindjes që ata kanë se qeveria e Shqipërisë bashkëpunon me krimin.

“Kryeministri po mundohet t’ia hedhë fajin opozitës. Ai po i dërgon mesazhe negative kancelarive europiane Ata e dinë shumë mirë se Basha nuk bën lobim atje”, shprehet Mustafaj.

Sa i përket çeljes së negociatave, Mustafaj shprehet se Shqipëria është më larg këtij vendimi dhe pritet një përgjigje negative.