VIDEO/ Shaqiri trulloset nga spektakli që dhurojnë ‘yjet’ e Liverpoolit

Xherdan Shaqiri po vazhdon të stërvitet maksimalisht, pavarësisht se Jurgen Klopp e ka pozicionuar në stolin rezervë.

Në stërvitjen e sotme, Shaqiri për një moment mund të jetë trullosur nga shokët e skuadrës.

I ndodhur në mes së bashku me Lovren, lojtarit me origjinë shqiptare e kishte të pamundur për të rrëmbyer topin pasi “yjet” e Liverpoolit dhuronin spektakël.